Shifrat / Sa do t’i rëndonte ekonomisë zbutja e masave për distancim social
Këtë javë, Presidenti Trump shprehu idenë e lehtësimit të masave të distancimit shoqëror me arsyetimin se dëmi i shkaktuar nga mbyllja e ekonomisë mund të jetë më i madh se kostoja e lejimit të virusit të zhvillojë kursin e tij. Por disa modele sugjerojnë, megjithatë, që rihapja e ekonomisë shumë shpejt mund të jetë në mënyrë eksponenciale më e shtrenjtë.
Nëse Shtetet e Bashkuara do të braktisin masat agresive të distancës sociale pas 14 ditësh, më shumë se 125 milion njerëz do të kontraktojnë virusin, rreth 7 milion mund të shtrohen në spital, dhe 1.9 milion njerëz do të vdesin, sipas një modeli të ndërtuar nga New York Times.
Nëse distanca sociale vazhdon për dy muaj, modeli parashikon që 14 milion do të kontraktojnë virusin, me më pak se 100,000 vdekje.
Nuk ka asnjë debat se ekonomia do të vuajë edhe me shkallën aktuale të përhapjes. Morgan Stanley po parashikon një rënie prej 30% të PBB-së tremujorin e ardhshëm. PBB-ja e SHBA-së aktualisht është 21.43 trilion dollarë. Një rënie prej 30% do të nënkuptojë një humbje prej më shumë se 6.4 trilion dollarë (për kontekst, projekt-ligji i ndihmës ekonomike i nënshkruar nga Presidenti Trump vlen rreth 2 trilion dollarë).
Nëse shpërthimi i COVID-19 përkeqësohet për shkak të zbutjes së masave të për distancimin shoqëror, nuk është e paarsyeshme të parashikohet humbje edhe më e madhe ekonomike.
Ekonomistët mund të llogaritin vlerën mesatare të një jete të ruajtur duke përdorur një model të quajtur vlera statistikore e një jete. Është një metrikë e që përdoret nga disa agjenci qeveritare dhe bazohet në atë se sa një person është i gatshëm të paguajë për të zvogëluar rrezikun e vdekjes. Tani për tani, kjo shifër kap rreth 10 milion dollarë.
“Nëse do të mund të parandalonim një milion vdekje, në mënyrën e zakonshme, ne i vlerësojmë ato me rreth 10 milion dollarë secilën, që i bie gjithsej 10 trilion dollarë, që është gjysma e PBB-së,” thotë James Hammitt, një profesor i ekonomisë në departamentin e politikës shëndetësore të Harvardit.
Ekonomistët e Universitetit të Chicikagos kanë arritur në një përfundim të ngjashëm: ata kanë zbuluar se nën masa të moderuara të distancimit shoqëror, 1.7 milion jetë dhe të paktën 7.9 trilion dollarë mund të humbasin.
Dosti Banushi – SCAN
Burimi: Forbes