Shihemi në Pezë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se do të rikthehet tradita e Pezës, pasi Konferenca Pezës ishte momenti ku rinia u rebelua kundër forcave anti-europiane.
Kryetari i Bahshkisë së Tiranës, Veliaj, shkruan në postimin e tij Facebook: “Peza n’fest! Rikthehet tradita e bukur! #SicPremtuam”.
Gjithashtu, Veliaj shton se Peza duhet vlerësuar, sepse historia e rreshtoi rininë shqiptare në anën e duhur, duke vijuar se “Konferenca e Pezës ishte momenti ku rinia u rebelua kundër forcave anti-europiane, Shqipëria ishte në anën e duhur të historise”, shkruan ai.
“3 ditë festë në Pezë me panair kulinarie, lojra për fëmijë, shfaqje cirku, këngë partizane, ekspozitë fotografie dhe shumë muzikë. #ShifnaNPeze”, shprehet Veliaj.