Shihni porno? Tani mund të paguheni

Faqet pornografike online kanë një trafik të madh përdoruesish pasi shumica e përdoruesve vizitojnë falas këto platforma, pra nuk paguajnë asgjë për atë shërbim.

Por nga viti 2018, këta vizitorë mund të kenë një arsye më shumë për të lundruar në këto faqe pornografike.

Platforma amerikane Vice.org kërkon ta shfrytëzojë në maksimum “ushtrinë” e vizitorëve, duke i shpërblyer për të parë porno.

Bëhet fjalë për krijimin e një valute virtuale, e ngjashme me Bitcoin, por që do të gjenerojë të ardhura vetëm nga vizitorët e faqeve për të rritur.

Skema është e thjeshtë, Vice.org kërkon të krijojë valutën virtuale duke përdorur energjinë përllogaritëse të kompjuterave që do të lidhen me faqet pornografike. Pra, sa më shumë kompjuteri të qëndrojë i lidhur me faqen dhe përdoruesi të jetë aktiv, aq më shumë rritet energjia përllogaritëse e procesorit, e rrjedhimisht duke gjeneruar më shumë valutë virtuale.

E për të nxitur “punonjësit” e saj, Vice.org premton që të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti kompjuterik në faqen pornografike do t’i ndajë dhe një pjesë e këtyre do t’u kalojnë përdoruesve.

/Ora News

SHKARKO APP