Shishja me mesazhin 50 vjeçar të marinarit rus gjendet në brigjet e Alaskës

Një shishe e mbyllur me një letër të shkruar 50 vjet më parë u gjet në brigjet e Alaskës perëndimore.

Shishja që përmbante një letër të shkruar me shkrim dore në rusisht u gjet nga Tyler Ivanoff në fillim të muajit, ndërsa po mblidhte dru zjarri afër Shishmaref, 966 kilometra në veriperëndim të Anchorage – qyteti më i madh në Alaska sot.

“Isha thjesht duke mbledhur dru dhe vura re një shishe jeshile me tapë. Jo saktësisht tapë, por një kapak i mbyllur fort dhe vura re që kishte një shënim në shishe”, tha Ivanov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivanov postoi lajmin në Facebook dhe ndjekësit rusë nisën të përkthenin mesazhin. Ishte përshëndetja e një marinari rus nga epoka e Luftës së Ftohtë në 1969, sipas zyrtarëve. Mesazhi përfshinte një adresë dhe një kërkesë për përgjigje nga kushdo që do ta gjente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarët nga rrjeti shtetëror Rusi-1 kanë identifikuar njeriun që e ka shkruar letrën. Bëhet fjalë për Anatoly Botsanek.

“Duket se është shkrimi im” tha ai.

Mesazhi u dërgua kur Botsanenko ishte në bordin e Sulakut, një anije të cilën e mbikëqyri në vitin 1966 dhe me të cilën udhëtoi deri më 1970. Asokohe ai ishte vetëm 36 vjeç.

Kapiteni Botsanenko derdhi lot kur reporteri i televizionit rus i tha atij se anija Sulak u shit për skrap në vitet 1990.

Kapiteni Botsanenko gjithashtu kishte disa suvenire nga koha e tij në anije, duke përfshirë autografin e gruas së një spiuni të famshëm rus dhe shishe me pije japoneze, të cilat i mbajti pavarësisht kundërshtive të gruas së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?