Shitet në një ankand në Zvicër ora më e shtrenjtë në botë, ja sa kushton
Ora më e shtrenjtë në botë, Patek Philippe, është shitur në Zvicër në një ankand bamirësie nga shtëpia e ankandeve Christie’s, për 31.05 milionë dollarë.
Patek Philippe, që është një nga orat më të ndërlikuara të krijuara ndonjëherë, u ble nga një ofertues që preferoi të mbetet anonim, në hotelin Four Season des Bergues në Gjenevë të shtunën.
Ora pritej të shitej për rreth 2.57 milionë $, por ky aksesor hodhi poshtë rekordin e mëparshëm prej 17.3 milion $ të mbajtur nga një Rolex Daytona dikur në pronësi të yllit të Hollivudit, Paul Newman që u shit në vitin 2017.