Shkenca zbulon sekretet e Betovenit

Muzika e Betovenit (Ludwig van Beethoven) nuk ka më sekrete: për herë të parë analizat shkencore, bazuar në sasinë e madhe të të dhënave, kanë mundësuar identifikimin e karakteristikave të stilit të muzikantit.

”Ky rezultat konsiderohet hapi i parë i një revolucioni të menjëhershëm në studimin e këtij arti”, thuhet në studimin e publikuar në revistën ”Plos One”, analiza e së cilës u krye nga Universiteti Politeknik i Lozanës (Epfl) dhe koordinohet nga Martin Rohrmeier.

“Metodat e reja moderne të bazuara në statistika dhe shkenca të të dhënave na lejojnë të analizojmë muzikën në një mënyrë të re, e cila ishte përtej mundësive të muzikologjisë tradicionale. Qëllimi ynë është të kuptojmë se si funksionon muzika”, vëren Rohrmeier.

Për të deshifruar stilin muzikor të Betovenit, studiuesit analizuan rezultatet e 16 krijimeve të përbërë nga muzikanti gjatë jetës së tij.

“Kemi gjeneruar në thelb një sasi të madhe të të dhënave digjitale, në të cilat kemi kërkuar skemat muzikore të tij”, thotë Fabian Moss, autor i studimit.

Kompozimet për dy violina, një violë dhe një violonçel, përfaqësojnë mbi tetë orë muzikë dhe përmbajnë gati 30 mijë akorde. Për të identifikuar stilin e muzikantit, studiuesit analizuan akordet, si llojet e përdorura ashtu edhe mënyrën se si përsëriten ato. /ata/

SHKARKO APP