Shkencëtarët “gjejnë” çelësin drejt zbulimit të misterit më të madh të Anglisë

Shkencëtarët thonë se mbetjet e djegura mund të mbajnë çelësin për të zhbllokuar të vërtetën pas misterit më të madh të Anglisë: kush e ndërtoi Stonehenge? Studime të reja mbi mbetjet e djegura të 25 njerëzve neolitikë të varrosur në këtë vend tregojnë se pothuajse gjysma e tyre nuk jetonin afër monumentit tashmë të njohur botërisht.

Një ekip nga Universiteti i Oksfordit analizoi 25 eshtrat e kafkës, duke zbuluar se dhjetë nga ata që ishin të djegur kishin origjinën nga Britania Perëndimore. Pesë nga dhjetë ishin potencialisht nga Uellsi në jugperëndim; zona e njëjtë nga e cila u morën gurë që e bënë strukturën origjinale të monumentit.

15 të tjerë duket se janë vendorë në zonën e Wiltshire dhe Stonehenge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimi i ri është bërë pas hulumtimeve të reja të udhëhequra nga shkencëtari belg Dr Christophe Snoeck. Më parë, mendohej se testet e vendndodhjes së origjinës në kockat e djegura nuk ishin të mundura – por kërkimi i Snoeck dëshmon të kundërtën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disa informacione biologjike që mbijetojnë në temperaturat e larta të arritura gjatë djegies (deri në 1000 gradë Celsius) na ofruan mundësinë e mrekullueshme për të studiuar përfundimisht origjinën e atyre që u varrosën në Stonehenge“, tha ai.

Hulumtimi i shkencëtarëve belg tregon se djegia në të vërtetë kristalizon strukturat e eshtrave, duke parandaluar izotopin vendimtar që tregon origjinën nga ndotja e jashtme.

Gjetjet, zbuluar në raportet shkencore të së enjtes, nuk tregojnë se si gurët e kalit që i bëjnë gurët e strukturës të Stonehenge origjinale, udhëtuan më shumë se 200 km nga Uellsi Perëndimor në vendin afër Amesbury.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?