Shkencëtarët: Ilaçet e diabetit dhe tensionit të lartë mund të rrisin rrezikun për koronavirus
Ilaçet e marra nga mijëra njerëz që vuajnë nga presioi i lartë i gjakut dhe diabeti mund të rrisin rrezikun e simptomave vdekjeprurëse të koronavirusit, thonë shkencëtarët
Barnat e quajtura ACE frenuesit dhe bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës mund të ndryshojnë formën e qelizave të dikujt, duke e bërë më të lehtë që koronavirusi t’i infektojë ato dhe të shkaktojë një sëmundje më të rëndë.
Këto ilaçe jepen jepen për të trajtuar diabetin ose presionin e lartë të gjakut – ka më shumë se 16milion njerëz me këto sëmundje në Mbretërinë e Bashkuar.
Një shkrim i botuar në revistën prestigjioze mjekësore britanike, Lancet Respirator Medicine, studioi se si koronavirusi ngjitet në qelizat e njerëzve për t’i infektuar ato.
Por një mjek ka paralajmëruar që pacientët që marrin ilaçet duhet të flasin me mjekun e tyre nëse kanë shqetësime.
Shkencëtarët thonë se studimi nuk vërteton një lidhje midis ilaçeve dhe COVID-19 të rënda, por që një lidhje e mundshme duhet të studiohet më nga afër.
Artikulli u botua nga shkencëtarët në Spitalin Universitar Bazel, në Zvicër dhe Universitetin e Selanikut në Greqi.
Ajo shpjegon se koronavirusi ngjitet në qeliza dhe i sulmon ato duke i lidhur në diçka të quajtur enzimë konvertuese angiotensin 2 (ACE2).
Disa njerëz me tension të lartë ose diabeti tip 1 ose tip 2 duhet të marrin ilaçe të cilat rrisin sasinë e ACE2 që ata kanë në qelizat e tyre, në mënyrë që të kontrollojnë sëmundjen e tyre.
Barnat për të cilat studiuesit u interesuan quhen frenues të ACE dhe bllokues të receptorëve të angiotenzinës (ARB).
Versionet më të përshkruara të tyre në Angli janë Ramipril, Losartan, Lisinopril dhe Candesartan, sipas të dhënave të NHS.