Shkencëtarja shqiptare, Laura Mersini: Vdekja e gjeniut Hawking ishte një humbje për të gjithë
Pas ndajres nga jeta të shkencëtarit me famë botërore Stephen Hawking, Radio Amerikane NPR nëpërmjet programit “Here & Now” zhvilloi një intervistë me Kozmologen dhe Profesoren e Plotë pranë Universitetit North Carolina Chapel Hill, Shqiptare – Amerikanen Zj. Laura Mersini Houghton. “Vdekja e Tij ishte një humbje për të gjithë ne” thotë Zj. Houghton pas largimit nga jeta të fizikantit Stephen Hawking. Si bashkëpunëtore e afërt e tij tregon për konferencat e ndryshme shkencore që kanë mbajtur nëpër botë.
Nga konferenca në Stockhholm, Laura do të kujtonte bisedën me Stephen. Pasi e pyet se çfarë muzike preferon të vendosnin në banketin e konferencës duke i sygjeruar OPUS-Bethoven Nr: 131, që ishte ajo pjesë e kontributit të Beethovenit kur ai ishte plotësisht i shurdhër dhe i verbër. … Stephen qeshi e i tha: “Jo, ne mund të kemi OPUS 132”.
Por kjo tregonte shumë, se midis OPUS Nr. 131 dhe 132 ekziston një diferencë shumë e mprehtë që qëndron në kombinimin e mungesës së shpresës për të qënë një viktimë e një sëmundje të caktuar e në anën tjetër fuqisë që duhet të dalë fitimtare e në mënyrë të pavarur.
Stephen Hawking përgjatë jetës së tij punoi në ligjet bazike me të cilat drejtohej universi, është autor i një sërë librash me karakter shkencor, ku një prej tyre me titull “A Brief History of Time” u shit në miliona kopje. Stephen Hawking është dekoruar me shumë Tituj si “Urdhëri i Lartë” nga Mbretëresha e Anglisë, “Shoqërues Nderi”, me Medaljen “Presidenciale për Liri”, me Çmime për “Fizikën Fondamentale” etj.
Duke u ndalur paksa tek figura e fizikantes e shkencëtares shqiptare Laura Mersini Houghton, bashkëshortes e nënës së mrekullueshme, ne si femra shqiptare ndihemi krenare për arritjet e saj të larta në zbulimet e universit dhe astronomisë, ku një ndër sukseset e saj është edhe Teoria e Bing Bang -ut. Ne çdo ditë e më shumë përpiqemi ta vlerësojmë e nderojmë emrin e saj si në arenën kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, pasi e meriton vërtetë. Me Laurën kemi patur disa biseda telefonike, të cilat na kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme. Korres/Hope&Peace