Shkëputet shkëmbi masiv në plazhin grek, pushuesit në panik (Video)

Shkëputja e një shkëmbi masiv në zonën Nauagio, plazhi më i njohur i ishullit Zante në Greqi, për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi. Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor është bërë një dallgë e madhe që u përplas në breg.

Në momentin e ngjarjes, plazhi ishte i populluar nga dhjetëra pushues, të cilët të kapur nga paniku largohen me shpejtësi.

Mediat greke kanë publikuar pamjet të cilat janë filmuar nga vetë plazhistët, ndërkohë që thuhet se në momentin e shkëputjes së shkëmbit, ndodheshin tre varka me pushues në det.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se e plagosur ka mbetur një pushuese.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?