Shkodra, qyteti nën këmbët e ‘Rozafës’
Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, e themeluar në shek. IV-të p.e.s. si kryeqendër e fisit Ilir të Labeatëve. Gjatë historisë së saj ka njohur pushtime të shumta, si ato romake (168 B.C.), serbe (viti 1040), veneciane (viti 1396), osmane (viti 1479). Më pas u kthye në qëndrën e principatës feudale shqiptare të Balshajve në shekullinXIV-të dhe në kryeqëndrën e pashallëkut të Bushatllinjve gjatë viteve 1757-1831.
Shkodra konsiderohet si një prej qyteteve me një trashëgimi të pasur kulturore, duke qenë vendlindja e një plejade të tërë artistësh, muzikantësh, piktorësh, fotografësh, poetësh dhe shkrimtarësh. Ndërkohë, në Shkodër turistët e apasionuar pas biçikletave mund të gjenin në këtë qytet numrin më të madh të biçikletave në vend, duke i dhënë Shkodrës edhe cilësimin si “qyteti i biçikletave”.
Atraksioni kryesor turistik i qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit.Në në guidë të saj turistike Agjencia Kombëtare e Turizmit sugjeron se objekte të tjera për t’u vizituar në qytetin e Shkodrës janë, Muzeu Historik, Fototeka Marubi, Sahati i Inglizit, etj. Me interes janë lagjet e Gjuhadolit dhe Serreqit ku ka objekte me arkitekturë veneciane.
Fare pranë qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, më i madhi në gadishullin Ballkanik, me sipërfaqe 368 km2 (Shqipërisë i përkasin 149 km2). E veçanta e tij është tipologjia e ndryshueshme e brigjeve. Bregu jugor është i lartë dhe shkëmbor, ndërsa ai verior është breg i ulët dhe i llojit të “marsheve”. Në bregun jugor ndodhen edhe dy qëndrat kryesore turistike, Shiroka dhe Zogaj.
Emërtimi Shirokë, lidhet me Shën Rrokun, për nder të së cilit, për çdo 15 Gusht organizohet një peligrinazh. Sipas traditës, pas 15 gushtit ndalohet noti në ujërat e liqenit. Specialiteti kryesor i zonës është gatimi karakteristik i “tavës së krapit”. Në bregun verior pranë liqenit gjenden disa fshatra piktoresk si: Jubica, Fllaka, Kalldruni etj.
liqeni i shkodresVetëm 9 km nga qyteti i Shkodrës, ndodhet qyteti mesjetar i Sardës, i cili gjendet në ishullin e Shurdhahut, në liqenin artificial të Vaut të Dejës. Kjo qytezë njihet si residencë e familjes feudale të Dukagjinasve, deri në shek. e XV ka qenë një qendër e rëndësishme kulturore. Për të vizituar këtë vend duhet porositur një mjet lundrimi nga diga e Vaut të Dejës.
Objektet e mbetura në ishull janë: muret e kishave dhe porta e kalasë, midis të cilave përmendim Kishën e Zojës. Udhëtimi për në në këtë destinacion është një eksperincë mjaft e bukur dhe njëkohësisht kjo zonë ofron mundësi për peshkim dhe kanotazh. Klima e liqenit të Shkodrës është e ngrohtë me 250–260 ditë me diell në vit. Aktivitetet kryesore janë noti dhe vozitja. Krahas këtyre potencialeve, liqeni i Shkodrës përbën edhe një ekosistem mjaft të rëndësishëm natyror. Këtu gjenden 281 specie shpendësh. Ujërat e liqenit janë të pasura me 45 lloje peshqish, ku më të rëndësishmit janë krapi, ngjala dhe shtojza