Shkolla e vjetër e modës: 35 këshillat e të gjitha kohërave!

Lëkurën tregojeni me mençuri. Përkujdesuni që të tregoni një dhe vetëm një pjesë të trupit tuaj sepse në të kundërtën nuk do të mbetet asnjë mister për të intriguar.

Çantën mbajeni në mënyrë diagonal në trup sepse ashtu mund të lëvizni të papenguar dhe të keni duar të lira.

Nëse kurrë nuk i lani rrobet në dorë atëherë mos bleni atë që nuk mund ta lani në lavatriçe.

Pranojeni formën tuaj trupore, nëse keni bark të fryrë atëherë mos vishni fustane që ua theksojnë belin.

Para shopping-ut bëni një listë, jot ë gjërave që ju duhet por të 10 gjërave të preferuar në garderobën tuaj. Ajo do ju ndihmojë të mos shpenzoni para në gjëra që nuk përshtaten me gjërat që i doni.Përgatituni për garderobë – nëse bleni fustane të rëndësishme atëherë merrni me vete take të larta dhe pjesë tjera që të përshtaten kur të provoni fustanet e ndryshme.

Gjithmonë para daljes shikohuni në pasqyrë dhe kontrolloni a është gjithçka në vendin e duhur.

Numri i vogël i xhinseve është zgjedhje e mirë sepse ashtu ju ngjiten për trupi.

Rregullojeni garderobierin që të marrë frymë dhe ju të keni të qartë se me çfarë mund të shërbeheni.

Mbani qafore. Mund të përcaktoheni për qafore më të mëdha por edhe për ato të voglat që kurrë nuk janë démodé.

Vlerësojeni pjesën e brendshme të fustaneve, sepse aty vërehet kualiteti i fustanit.

Ndoshta edhe do të jeni kombinim i shkëlqyer, kur shihni ndonjë fustan në shitore dhe mendoni se nuk është për ju, ndryshojeni mendimin dhe provojeni. Ndoshta është saktë për ju?!

Tregoni përkushtueshmëri ndaj ndonjë dizajneri apo brendi sepse pjesët e një sezoni zakonisht përshtaten me pjesët e sezonit tjetër.

Kur nuk jeni të sigurta, mbathni take të larta që përshtaten me tonin e lëkurës suaj.

Kur mbani ngjyrë të bardhë, merreni parasysh janë të tejdukshme gjatë ditës.Vijat janë përzgjedhje e shkëlqyer për vikend, u japin një pamje të relaksuar dhe elegante

Ndryshojini butonat, sepse ndonjëherë problemi i fustaneve dhe këmishave mund të jenë butonat démodé.

Kurrë mos bleni pallto të mërzitshme sepse shumica e njerëzve do të shohin vetëm pallton tuaj, pa marrë parasysh se sa perfekte jeni nën të.

Në garderobierin tuaj duhet që patjetër të keni një gjë më mimikë të leopardit. Ajo gjë është për të gjitha kohërat.

Moda kthehet por kurrë në të njejtën mënyrë andaj mos e tërhiqni garderobën e vjetër nga vendi i gjërave të vjetëruara. Një fustan i vitit 2014 nuk është i njejtë me atë të viteve 70`.Mos shpenzoni në garderobë të lirë nëse nuk ju pëlqen. Më mirë të kurseni dhe të bleni ndonjë pjesë më të mirë dhe që ju bën më të lumtur.

Minimizone belin me rrypa të trashë, pos e lëshoni në kofshë.

Shtoni elementin e surprizës, kontrastet mund të ju bëjnë perfekte.

Nëse keni buxhet të kufizuar, shpenzojeni në këpucë dhe çanta. Këpucë dhe çanta e mirë ju bën më të relaksuar në raport me veshjet tjera.

Kombinone të ngushtën me të gjërën.

Mos shikoni femrat tjera të rrethit tuaj se si duken, kushtoni rëndësi nevojave të juaja.

Krijoni albumin tuaj. Kurt ë merrni komplimente mund të fotografoheni që të keni një përkujtues se çfarë do vishni herën e ardhsme kur jeni duke shpejtuar për diku.

Vishuni sipas formave trupore e jo sipas viteve. Lirisht tregone atë që posedoni.

Kujdesuni që mos të ngecni në të kaluarën

SHKARKO APP