Shkollat/Eksperti Qamil Dika: Testimi falas i mësuesve garanci minimale për shëndetin e tyre dhe nxënësve

Nga Dr. Qamil Dika –

Testimi falas i mesuesve per covid 19 para se te filloje viti i ri shkollor, domosdoshmeri dhe garanci minimale per shendetin e mijera mesuesve dhe nxenesve.

Me rifillimin e vitit te ri shkollor Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka parashikuar asnje skenar se si mund te mbroje shendetin e

40 000 mesuesve nga koleget e tyre te cilet jane potencialisht te infektuar nga COVID 19 pergjate kesaj periudhe.

Mijera prej tyre (kryesisht ata te grup moshes 50 – 65 vjec) kane patologji bashkeshoqeruese te cilat perbejne risk te larte per nderlikime te metejshme dhe me pasoja shume serioze per jeten e tyre ne rast infektimi me COVID 19.

Shume prej tyre mund te jene pacient kronik qe trajtohen dhe marrin mjekime ne menyre periodike.

Mbi kete grup vulnerabel i cili mund te rezultoje tejet fatal jo vetem ne drejtim te shtimit te numrit te infektuarve por edhe ne drejtim te shtimit te numrit te vdekjeve ne popullate, nuk eshte komunikuar asnje databaze apo plan i qarte nga strukturat shteterore perkatese mbi ruajtjen e shendetit te mesuesve dhe punonjesve te tjere ne shkolla.

Vende te tjera fqinje kane parashikuar nje plan te qarte masash per ruajtjen e shendetit te nxenesve dhe mesuesve, ku perfshihet edhe testimi falas per COVID 19 per mesuesit se paku para se te nisi fillimi i vitit te ri shkollor.

Asnje qartesim nga strukturat perkatese nuk ka ne lidhje me keto ceshtje:

  1. Sa eshte perqindja e mesuesve qe i perkasin grup moshes 50 –

65 vjec?

  1. Sa nga keta jane paciente kronike ( me semundje qe kane risk te

larte ne rast prekje me COVID 19) te cilet trajtohen per

patologjite e tyre?

  1. A do t’i behet tamponi dhe analizat serologjike FALAS mesuesve

para se te filloj shkolla (duke garantuar keshtu mos kontaminimin

e kolegeve dhe nxenesve)?

  1. A do te behet kjo ne menyre periodike tamponi dhe analizat

serologjike FALAS mesuesve deri kur te vaksinohet popullata?

  1. A duhen lejuar ky grup mesuesish “paciente” te rifillojne vitin e ri

shkollor ne keto kushte specifike pa i garantuar atyre te pakten

testimin falas per komunitetin ku ata punojne?

 

SHKARKO APP