Shkoni sa jeni në kohë, Maldivet do të zhduken nga faqja e dheut

Kur themi faqja e dheut e kemi në kuptimin që do të zhduken nga harta e botës, pasi dihet që do t’i përpijë deti. Në të gjithë botën, shumë ishuj zhyten ngadalë çdo vit, derisa një ditë do të jënë tërësisht nën ujë.

Në këtë grup të ishujve bëjnë pjesë edhe Maldivet e famshme, që nuk ka verë e dimër që syri të mos na i zërë nëpër Instagram sa andej-këtej.

Maldivet, arkipelag në Oqeanin Indian, janë shumë të popullarizuara, duke filluar nga vendpushimet fantastike, pamjet përrallore të natyrës e deri tek hotelet nënujore. Por e gjitha kjo bukuri natyro-njerëzore do të zhduket në të ardhmen.

Sipas CIA-s, lartësia e ulët i bën ishujt më të ndjeshëm ndaj rritjes së nivelit të detit. Sipas parashikimeve, Maldivet do të jenë mbi ujë edhe për M-A-K-S-I-M-U-M-I 80 vjet. Pra deri në 2098-n, ja 2100, kështu që të mos përhapim shumë panik se paskemi kohë.

Në 2009-n, presidenti mbajti një takim nën ujë për të vendosur në fokus gjithë rëndësinë e një katastrofe të tillë.

Meqë ra fjala, le të shijojmë disa foto nga ky vend përrallor, për të cilin brezat e ardhshëm do të na kenë zili.

SHKARKO APP