Shkrimtari zemëron rrjetin: Femrat 50 vjeçe janë “të vjetra” për tu dashuruar

Një shkrimtar francez është kritikuar shumë pasi deklaroi se nuk mund të dashurojë një femër që është në të 50-at, pavarësisht se vetë është 50 vjec.

Yann Moix dha një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, ku tha:

“Unë preferoj trupat e femrave më të reja, kjo është e gjitha. Trupi i një gruaje 25 vjeçare është i jashtëzakonshëm, trupi i një gruaje 50 vjeçare nuk është aspak i jashtëzakonshëm “, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar me zemërim ndaj komenteve të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marina Foïs, një komediane franceze shkruajti një postim tallës duke thënë se është 49 vjece, prandaj ka kohë 1 vit e 14 ditë për të fjetur me shkrimtarin.

Pati reagime nga më të ndryshmet, por Yann u justifikua duke thënë se nuk mund të përgjigjet para “gjykatës së shijeve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?