Shkrimtari Zija Çela merr titullin “Nderi i Kombit”

Presidenti Bujar Nishani ka nderuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” shkrimtarin e njohur Zija Çela.

Motivacioni është “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist”.

Një cermoni të zhvilluar me këtë rast zoti Nishani tha se “Shpirti i madh dhe i dhembshur i shkrimtarit Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqipe. Ai shfaqet … si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm. “Ne presim prej tij akoma vepra po aq të arrira, si ato që ka realizuar deri tani, të cilat do të jenë burim frymëzimi i brezave të rinj dhe arkiv i denjë i fondit më të lartë shqiptar në Bibliotekën tonë Kombëtare” tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krijimtaria e Zija Çelës nis rreth katër dekada e gjysëm më parë për t’u mishëruar në afro 25 vepra, mjaft prej të cilave fituese të çmimeve të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?