Shok i Ramës? Deputeti: Në Kuvend më ka vetëm mua

I ftuar në emisionin ”Kapital” në Vizion Plus, deputeti i PS-së, Fidel Ylli tha se vetëm ai është shoku i kryeministrit Rama në parlament. Deputeti tha se edhe Dash Peza ka qenë shok i Ramës, por ai vendosi të largohej nga politika dhe të merrej me bizneset e t’ia.

”Më jepni një emër tjetër që është shoku i Ramës në parlament. Rama në parlament më ka vetëm mua shok dhe s’më ka lidh politika, as biznesi po më kanë lidhur vitet e rinisë kur kemi qenë sportista të dy në klubin ”Dinamo”, unë kam qenë një sportin në sportin e mundjes, ai ka qenë basketbollist dhe këtë miqësi ne e kemi vazhduar në vite. Kush është shoku i Ramës? Më thuaj një? Asnjë, po ta jap unë me përgjegjësi. Kanë qenë dy, ka qenë Dash Peza, shoku i tij dhe Fidel Ylli. Dash Peza u largua vetë me dëshirën e tij, tha u lodha, do shoh bizneset e mia dhe absolutisht nuk ka asnjë shok”, u shpreh Fidel Ylli.

SHKARKO APP