Shok në Michigan, qyteti mbulohet nga video porno

Qytetarët e Auburnit, afër Detroit në Michigan janë shokuar mbrëmjen e së shtunës, teksa kanë vënë re se në televizorin e madh të qytetit, është shfaqur për rreth 30 minuta,një video e rëndë porno. Shumë njerëz kryesisht familjarë, kanë njoftuar policinë pasi kanë parë videon, dhe policia ka kontaktuar kompaninë përkatëse të televizorit, e cila e ka fikur fare atë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët mendohet se kanë hyrë në sistemin elektrik teknologjik të bashkisë dhe e kanë hakuar atë e më pas kanë vendosur për tu tallur videon porno.

Burimi: Daily Mail

SHKARKO APP