Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri shpall bordin e ri drejtues

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri zgjodhi Bordin e ri Drejtues, si më poshtë:

  1. Georgios Papanastasiou (Alpha Bank Albania), Kryetar. Z. Konstantinos Tsigaras (Tirana Bank), Zëvendëskryetar. Z. Efthymios Navridis (Egna Law Firm), Sekretar i Përgjithshëm. Z. Charalampos Bartzelis (Sideral), Arkëtar. Z. Mario Bracci (Antea Cement), Anëtar dhe Z. George Lantzas (PPC Albania), Anëtar.

Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri, themeluar në vitin 2003, është zëri kryesori bizneseve greke në Shqipëri, që janë investuesit më të mëdhenj në vend, me një total investimesh prej rreth 1.5 miliard eurosh,duke forcuar në këtë mënyrë marrëdhëniet dypalëshe socio-ekonomike midis dy vendeve. Ajo mbështet dhe inkurajon gjithashtu anëtarët e saj që të zhvillojnë dhe të mbrojnë aktivitetet e tyre të biznesit si një pjesë integrale e komunitetit të biznesit vendor.

Aspirata e shoqatës është që të zhvillojë dhe të forcojë lidhjet e përbashkëta ekonomike, arsimore, tregtare dhe kulturore midis Shqipërisë dhe Greqisë, sikurse dhe zhvillimin e mëtejshëm të shpirtit tëndihmës reciproke midis dy vendeve.

Anëtarët e Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri përfaqësojnë një spektër të gjerë biznesesh në vendin tonë, që nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, deri te kompani të mëdha me shtrirje globale, në fusha si: arsimi, telekomunikacioni, sistemi bankar dhe financar, tregtia, kujdesi shëndetësor dhe bukuria, ushqimi, materialet e ndërtimit, investime të reja si dhe shërbime profesionale (si reklamimi, këshillimi, auditimi etj.).

SHKARKO APP