Shpallen fituesit e rekordeve botërore Gunies

Frank Hachem nga Hampshire, Mbretëria e Bashkuar është një nga mbajtësit e rekordeve “Guiness” të këtij viti. 136,2 cm i gjatë, ai është një nga shoferët e autobusëve më të shkurtër në botë. Por ky fakt nuk e pengon aspak në punën e përditshme. Hachem thotë se nuk ka nevojë për modifikime të veçanta në autobusin e tij, thjesht rregullon sediljen e  timonin dhe niset….

Po nga Hampshire është edhe motoristi profesionist, Marco George i cili mund të bëjë akrobacira duke qendruar vertikal mbi motorin e tij që ecën me shpejtësi 122.59 km / orë. Ai mban titullin e motoçliklistit më të shpejtë ndërsa qendron mbi të pa duar.

Ndërsa nigeriani 11 vjeçar, Eche Chinoso në një minutë mund të mbajë topin ndërsa ekuilibron një tjetër në kokë. Ai tani është mbajtësi i rekordit të xhonglimeve me top. Chinoso ka praktikuar aftësinë e tij për tre vjet, dhe tani stërvitet dy herë në ditë.

Një tjetër titull Guiness ka shkuar në  Indi. 21-vjeçari, Zorawar  Singh, mbajtës i disa Rekordeve Botërore, arrin të realizojë në 30 sekonda, 135 kërcime me litar, teksa mban veshur patina me rrota. I riu stërvitet gjashtë ditë në javë deri në katër orë në ditë. Madje, ndërsa libri ka shkuar për t’u shtypur, Singh ka thyer rekordin e tij, duke arritur në 147 kërcime.

Koleksionisti amerikan Paul Scardino tani mund të pretendojë të ketë koleksionin më të madh në botë të Funko Pop! Ai zotëron plot 5,306 statuja.

Janë të shumtë personazhet që janë bërë pjesë e edicionit të këtijviti. Libri “Guinness”i Rekordeve Botërore, është një libër referimi i botuar çdo vit, duke renditur rekordet botërore si të arritjeve njerëzore ashtu edhe të ekstremeve të botës natyrore. Botimi i këtij viti ka 12 kapituj./oranews/

SHKARKO APP