Shpallet i pafajshëm producenti Harvey Weinstein

Producenti i njohur, Harvey Weinstein është shpallur zyrtarisht i pafajshëm pas akuzave për përdhunime dhe sulme seksuale. Paraqitja e tij sot (5 qershor) në Gjykatën e Lartë të Manhatanit u bë pasi një juri e madhe e akuzoi për dy raste.

Weinstein, 66 vjeç ka thënë nëpërmjet avokatit të tij, Benjamin Brafman se nuk ka prekur kurrë femra dhe nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me to, pa konsensusin e dy palëve. Ai është akuzuar për këtë sjellje nga më shumë se 70 gra.

Producenti mund të përballej me 25 vite në burg nëse do dënohej për veprën penale që lidhej me 2 gra. Harvey do përballet me hetime shtesë në Los Anxheles, në Londër dhe nga qeveria federale amerikane. Ai është i lirë pasi ka paguar 1 milionë dollarë për lirim me kusht dhe ka rënë dakort për të parë të instaluar GPS e për të dorëzuar pasaportën.

SHKARKO APP