Shpallet lista e interpretuesve të edicionit të 56-të të Festivalit të Dhjetorit

Ashtu sikundër pritej, pas përfundimit të afatit për pranimin e këngëve deri më datë 10 nëntor, sot është bërë edhe përzgjedhja e tyre.

Në një garë me gjashtëdhjetë këngë, njëzet e dy janë ato që do të interpretohen në netët live të festivalit.

Qëllimi i organizatorëve ka qenë të gjejnë një formulë të ekulibruar midis kthimit të këngëtareve me përvojë në skenën e festivalit, por pa harruar edhe freskinë e të rinjve të talentuar dhe adrenalinës së grupeve në skenë. Tre grupe të gjeneratave të ndryshme do të jenë pjesë e një gare të përbashkët për këngën më të mirë të këtij festivali, i cili e ka ngritur me kohë siparin.

Renditja e mëposhtme është bërë në bazë të rendit alfabetik dhe përjashton çdo mundësi hamendësimi për renditje sipas numrit të pikëve.

Artemisa Mithi

Boiken Lako

David dhe Genc Tukiçi

Denisa Gjezo

Elton Deda

Ergi Bregu

Evans Rama

Eugent Bushpepa

Grupi “Akullthyesit”

Grupi “Lynx”

Grupi “Na”

Inest Neziri

Lorela Sejdini

Manjola Nallbani

Mariza Ikonomi

Orgesa Zaimi

Redon Makashi

Rezarta Smaja e Luis Ejlli

Stefi dhe Endri Prifti

Tahir Gjoci

Voltan Prodani

Xhesika Polo

 

Ju urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe shprehim keqardhjen për të gjithë ata që ju shmangën këtë vit festivalit, pasi mësuan për fitoren e paramenduar të Arilena Arës. Tashmë, le të vërshojnë lajmet për tërheqjen e Arilenës, për shkak se nuk ju garantua vendi i parë.

Kozeta Kurti

 

 

SHKARKO APP