Shpallet Logoja fituese e “200 vjetorit të lindjes se poetit Jeronim De Rada”

Në konkurisin e zhvilluar në datat 10 tetor deri më 30 tetor, u paraqitën 20 pjesmarrës, ku juria u ballafaqua me prurje të larmishme. Pasi selektoi 5 punime, shpalli  fitues  Elsi Kongo, banues në Tiranë.

Punimi i tij artistik, simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcjellë atë në shekujt e historisë sonë. Vlera monetare me të cilën vlerësohet ky punim fitues është 180000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) lekë.

Interesit të disa mediave pse konkursi për “Logon  e 200 vjetorit të lindjes së poetit arbëresh Jaronim De Rada”,  realizohet vetëm dy muaj përpara mbylljes së vitit 2014 të shpalluar si Viti De Rada, Artan Shabani, drejtor i GKA njëkohësisht anëtar i jurisë, iu përgjigj se “kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim De Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, kur  finalizohen aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?