Shpella më e madhe në botë, fsheh sekrete të fisit Maya (FOTO)

Një ekip zhytësish kanë zbuluar atë që besohet të jetë shpella më e madhe nëntokësore në planet. Ishte projekti Gran Acuifero Maya (GAM) ai që zbuloi në Meksikën lindore shpellën 347 km të gjatë pas muajsh të shumtë eksplorimi.

Ekipi ishte i bindur se nëse do të ndiqte tunelin nën piramidën Kulkulcan do të arrinte në një tempull mayan 1000-vjeçar.

Guillermo de Anda, drejtor i GAM- it tha se gjetja e mahnitshme do të ndihmojë për të kuptuar më shumë rreth kulturës së rajonit, zhvillimit të saj dhe për më tepër rreth qytetërimit dominant maya. “Do t’i njohim më mirë ritualet dhe vendet e peligrinazhit të qytetërimit të lashtë.” tha ai për Reuters.

Gadishulli Yucatan është i mbushur me relike monumentale të mayave, të cilat mendohen se përdoreshin më parë si vende ku kryheshin sakrifica njerëzore, kjo dhe nga kockat e shumta të gjetura.

SHKARKO APP