Shpëtim Nazarko: A ka përgjegjësi Rama për Tahirin?

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar rastin “Tahiri” pas publikimit të përgjimeve të autoriteteve italiane për dosjen e Habilajve, dhe rastit të patentave të ish-ministrit të gjetura në makinën e biznesmenit. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti thotë se mënyra e shfaqjes së provave e lehtësoi pozitën e Tahirit.

“Koston politike për këto ngjarje ne i shohim në votime. Kur skandali trashet, atëherë bie vlerësimi në opinionin publik. Nuk flas vetëm për rastin e Roshit, pasi ka edhe kryebashkiakë të tjerë, emrat e të cilëve janë larguar. Mendoj se për rastin e Tahirit, media shqiptare dhe prokuroria kanë gabuar teksa kanë nxituar të mbyllin një qark për këtë rast. Më shumë i kanë ardhur në ndihmë Tahirit. Nuk është habi që të biem në një nga ato qindra spekulacione, që pas 3 ditësh zhduket zhurma. Për fatin e Roshit do të thoja se është individual politik”, tha analisti Nazarko.

Analisti tha se ngjarje të tilla të evidentuara nga autoritetet e një vendi tjetër, duhet të mbeten çështje të klasifikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama, që vetë këtë histori mund ta ketë sa të njohur aq edhe të panjohur, mban përgjegjësi si kryetar i qeverisë, por nga ana tjetër është përgjigjja e tij se për këtë çështje duhet të flasë drejtësia. Në rastet kur kryeministri apo ministri i rëndësishëm i një vendi zihet gafil nga autoritetet e një vendi tjetër, rastet nuk bëhen publike, mbeten çështje të klasifikuara. Është praktikë shtetërore. Shteti përballë edhe nëse ka fakte të tilla kompromentuese, nuk u publikon, sepse kjo mund të krijojë destabilitet në vendin tjetër”, u shpreh Nazarko. Balkanweb.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?