Shpëton Teatri “Migjeni”. 86 milionë lekë për projektin e restaurimit nga qeveria shqiptare
Në datën 15 qershor, në Shkodër u prezantua projekti ri i Teatrit "Migjeni". Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare organizuan këtë operacion shpëtimi për Teatrin Migjeni, pa asnjë ndërhyrje nga viti 1958.
Projekti është hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe fondi i akorduar për fazën e parë të punimeve kap shifrën e 86 milion lekëve të reja. Në prezantim morën pjesë artistë të Teatrit “Migjeni, si dhe personalitete të njohur të jetës kulturore të qytetit si : Bik Ndoja, Gëzim Kruja, Tonin Tërshana, Bruno Shllaku, Fadil Kraja, Alma Hoti Memo, Rita Gjeka, Merita dhe Fatbardh Smaja, Jozef Shiroka, Emiljano Palali, të cilët diskutuan me Ministren Kumbaro për probleme të teatrit dhe jetës kulturore në qyte