Shpresë, ëndrra dhe frikë/ Bota e vajzave adoleshente shprehur në ditarët e tyre

Nga Jo Griffin –  The Guardian

Masuma Ahuja ishte lodhur duke parë dhe dëgjuar të njëjtat histori të treguara nga vajzat adoleshente. Ata ose janë viktimizuar dhe seksualizuar, ose mbahen model për t’u ndjekur, si Gerta Thunberg.

Ne kemi shumë pak kuptim  të jetës së përditshme të vajzave dhe asaj sesi duket jeta e tyre. Do të doja të krijoja një portret të vogël të asaj sesi duket vajzëria në vende të ndryshme. Më pas të shihet nga vajzat e tjera dhe të ndahen eksperiencat mes tyre”, thotë Ahuja.

Libri Vajzëria, i botuar javën e kaluar, është një koleksion i shënimeve në ditar rreth rritjes së 30 vajzave adoleshente në 27 vende.

“Të gjithë e dimë sesa vajza i nënshtrohen dhunës, sa e vështirë është të kenë qasje në arsim. Sidomos në Perëndim, kjo është dritarja e vetme që na jep mundësinë të hymë në jetën e tyre, në vende të varfra. Ne i shohim ato si përfaqësuese të këtyre gjërave”, thotë Ahuja.

Në Haiti, Merisena, 13 vjeç, çuditet sesi mund të ishte jeta nëse ajo, prindërit e saj dhe tetë vëllezërit e motrat, nuk do të jetonin në një zonë të dhunshme.

“Kur ka probleme, pyes veten pse nuk mund të jetonim në një vend tjetër, pse familja ime nuk mund të ketë para, veçanërisht kur jemi të uritur dhe ka luftë civile në zonë,” shkruan ajo. Por ajo gjithashtu tregon për garat e shahut, stërvitjet në volejboll dhe futboll, dhe për të dëshirën për të qenë infermiere.

Naya, 16 vjeç, nga kryeqyteti sirian, Damask, ka jetuar në Berlin për tre vjet. “Nuk doja të largohesha nga vendi im i lindjes, miqtë e mi, dhoma ime dhe mbi të gjitha nga gjërat e mia me vlerë”, thotë Naya, e cila ndan pasionin e saj për street dance dhe ankthin për provimet.

Sattigul, 16 vjeç, është nga një familje e barinjve nomade mongole. Ajo shkruan për zgjimin herët për të kullotur bagëtitë, për gëzimin që i jep gjuetia e shqiponjave dhe për dëshirat e saj. “Në të ardhmen do të doja të isha përkthyere e anglishtes. Është ëndrra ime”, thotë ajo.

Mandisa, 18 vjeç, jeton në KëwaMashu afër Durban, Afrika e Jugut, me nënën, motrën, mbesat dhe nipërit e saj.

Ajo dëshiron t’i blejë nënës së saj një shtëpi të këndshme kur të rritet. “Ëndrra ime numër një është të jem avokate, dua të jem një grua e bërë vetë”.

Arsimi është shqetësimi kryesor, pavarësisht nëse kjo merret si një e dhënë nga vajzat në Suedi ose Britani, ose pranohet si rezultat i sakrificës prindërore në Indi. Për Raksa-n, 19 vjeç, kjo do të thotë vetmi pas largimit nga Kamboxhia rurale për të studiuar në kryeqytet. 19-vjeçarja Emily thotë se nuk ka para mjaftueshëm për të shkuar në universitet dhe të bëhet gruaja që ëndërron. Por ajo ende ka besim dhe vendosmëri.

17-vjeçarja Halima shkruan për humbjen e garave shkollore ndaj djemve dhe shpreh shqetësim për situatën e grave në Afganistan.

Dëshiroj që të bëhem e vetëmjaftueshme dhe t’i shërbej vendit tim. Edhe për sa kohë duhet të jemi viktima të shoqërisë tradicionale? Gratë nuk janë vetëm për të qëndruar në shtëpi dhe për të bërë punët e shtëpisë. Ato kanë aftësi dhe janë në gjendje të punojnë për t’u bërë të pavarura financiarisht”.

Ahuja kontaktoi vajzat përmes miqve, organizatave të ndihmave dhe shkollave, duke mbledhur kontributet e tyre në 2019, para pandemisë. “Ky libër është një fotografi e jetës para se gjithçka të ndryshonte”, thotë ajo.

Ahuja, e cila ka lindur në Indi, u zhvendos në SHBA në moshën 11-vjeçare. Pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi duke shpjeguar prejardhjen e saj.

“Vajzat shumë rrallë përfshihen në vendimmarrje. Sa vajza jetojnë në varfëri, sa vajza duhet të bëjnë punët e shtëpisë, sa vajza nuk ndjekin dot shkollën? Ne i dimë këto si pika të dhënash, por personat që marin vendime janë burra me pushtet që janë larg jetës së përditshme të vajzave. Kjo duhet të jetë pika jonë e fillimit, ne duhet të kemi vajza që na përfaqësojnë”.

/Përshtati nga The Guardian, abcnews.al

SHKARKO APP