Shpresë për gratë, shkencëtarët australianë gjejnë kurën për këtë lloj kanceri

Australia mund të bëhet vendi i parë në botë që eliminon kancerin e qafës së mitrës.

Kërkuesit nga Universiteti Griffith në Queensland kanë përdorur një teknologji që ndryshon gjenet dhe shënjestron tumoret qafës së mitrës tek minjë.

Drejtuesi i këtij studimi, profesori Nigel McMillan u shpreh se kjo është kura e parë për kancerin që përdor këtë lloj teknologjie.

Minjtë që u përdorën gjatë testeve patën 100 për qind shanse mbijetese duke rritur kështu shpresat për gratë te diagnostikuara me këtë lloj kanceri. Kjo ‘vegël’ e njohur si CRISPR-Cas9, injektohet me nanogrimca në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit.

Këto nanogrimca më pas kërkojnë për gjenin E7 i cili bëhet shkak për shfaqjen e kancerit dhe e ndajnë në dysh. Pasi riparohet, ajo nuk i njeh më qelizat e tjera kanceroze dhe kështu gjenerohen qeliza të shëndetshme.

Profesor Nigel McMillan shpjegon:

Kjo është si t’i shtosh disa shkronja shtesë një fjale që kontrolluesi i drejtshkrimit të mos e njohë më. Kancerit i duhet ky gjen për t’u prodhuar, pasi ai editohet, kanceri zhduket.”

SHKARKO APP