Shqetësimi i Orhan Pamuk
sulmin ndaj gazetarëve opozitarë.
“Shumë miq të mirë më kanë thënë se shumë e shumë gazetarë kanë humbur vendin e punës. Tanimë, edhe gazetarët që janë afër qeverisë po sulmohen”, shprehet novelisti 62-vjeçar, i cili së fundmi është përplasur me shtetin turk. Ai është shprehur i llahtarisur edhe për qëndrimin e fundit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me barazinë gjinore.
Pamuk, i cili është një nga figurat kryesore të kulturës në Turqi, njihet ndërkombëtarisht për novelat “Dëbora” dhe “Unë jam e kuqja”, është i pari turk që ka marrë çmimin Nobel.
Një vit pas çmimit, ai shkaktoi debat të madh pasi theu tabunë në Turqi duke thënë se, 1 milion e 30 mijë armenë dhe janë vrarë në vendin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore. Librat e tij janë botuar në më shumë se 60 gjuhë.