Shqipëria dhe diplomacia e dështuar e basketbollit!
Magazinë E Hënë, 31 Gusht 2020 20:30
Nga Arbër Hitaj –
Zgjedhjet në Malin e Zi treguan edhe njëher se Shqipëria e ka humbur prej kohësh (nëse e ka patur ndonjëherë), rolin e ndërmjetësueses me faktorin shqiptar në rajon.
2 ditë para zgjedhjeve politika shqiptare, me saktë Ministria e Jashtme dhe Kryeministri, bën thirrje për votimin e një koalicioni shqiptar “Listës Shqiptare”, duke dal hapur kundër partisë tjetër shqiptare “URA”, e kryesuar nga Dritan Abazovic, që tani mund të vendosë të ardhmen e Malit te Zi. Wow çfarë marok! Diplomacia jone amatore, në vend që të tentonte vendosjen e urave lidhëse me “UREN”, pse jo edhe për të unifikuar faktorin shqiptar atje, zgjodhi rrugën qorre, mbajti anë! Kryeministri Rama, u soll siç bën në vend, u bashkua me më të fortin në letër dhe duke shkelmuar çdo lloj parimi diplomatik, siç në fakt bëri me ndërhyrjen në zgjedhjet në ShBA, e në Kosovë.
Atë që po tenton me dëshpërim në Bjellorusinë e largët, Kryeministri mund ta tentonte me faktorin shqiptar në Malin e Zi, por me një kusht: gjithçka të mbetej larg syve të publikut, larg lavdisë mediatiko/globale që i është kthyer në obsesion. Ky do të ishte veprimi më i drejtë, për të mos mbajtur anën e askujt, por për të mbrojtur interesin shqiptar. Të gjitha këto fakte tregojnë se diplomacinë, kjo qeveri e ka pikë shumë të dobët. Prandaj ka ardhur koha qe Kryeministri, të japë dorëheqjen nga posti ministrit të jashtëm, diplomacia nuk është kostum për të, siç thotë edhe vetë, “është kostum i ngushtë”. Dhe diçka të fundit.
Pak kush mund ta dije se liderët problematik të 3 shteteve te Ballkanit, kanë të përbashkët basketbollin. Edi Rama, Milo Dukanovic dhe Alexsander Vucic janë të pasionuar me lojen e basketbollit ose kanë qenë lojtar. Pra ata i bashkon diçka më shumë se etja pakufi për pushtetin, basketbolli. Por mesa duket kjo lloj diplomacie nuk funksionon, prandaj eshte koha per diplomacine e ping pongut (për ata që e dinë, rolin që luajti ky sport në afrimin e ShBA me Kinën).