Shqipëria diskriminon meshkujt, jo femrat – Studimi më i ri shkencor

Ndër 134 shtete të botës, Shqipëria renditet në vendin e 18-të, në indeksin bazë të barazisë gjinore.

Indeksi është përpiluar nga Universiteti i Essex dhe ai i Missouri-Columbia, si dhe bazohet mbi një metodologji të re. Risia e këtij indeksi është fakti se rezultatet tregojnë se janë meshkujt të diskriminuarit, dhe jo femrat. Në 91 shtete të botës janë pikërisht meshkujt të diskriminuarit, dhe femrat në vetëm 43 shtete.

Shqipëria hyn në kategorinë e parë, çka do të thotë se, sipas këtij studimi të ri shkencor, meshkujt në Shqipëri janë më të diskriminuar se femrat. Ky rezultat  vjen edhe si pasojë e kritereve të marra në konsideratë, si aksidentet apo vdekjet në punë, por edhe shëndeti. Në shumë vende të botës, për femrat ka strategji shëndeti, ndërsa për meshkujt jo. Ky është parimi universal pak a shumë. Ndër të tjera, vdekjet e parakohshme janë më të përhapura te meshkujt, ashtu si sëmundjet kronike.

Diskriminimi te femrat ndërkohë është më shumë i fokusuar në arsim, dhe Afrika është kontinenti më problematik në këtë drejtim. Shqipëria renditet e 18-ta në botë në bazë të këtij indikatori të ri, të përllogaritur nga një grup shkencëtarësh. Meshkujt në Shqipëri janë më të diskriminuar se femrat.

Në nivel global, vendi më i barabartë është Italia, edhe këtu me meshkujt më të diskriminuar se femrat.

SHKARKO APP