Shqipëria, e përzgjedhura e agjencive turistike amerikane

Pushimet në Europë duken larg fizikisht dhe financiarisht dhe, ndonëse nuk ka asnjë alternativë tjetër veç kapërcimit të Atlantikut, mund të jetë më e thjeshtë nga sa ju duket për të udhëtuar nëpër botë pa e shteruar llogarinë tuaj bankare, shkruan faqja amerikane e udhëtimeve http://www.brit.co.

Ndërmjet 10 destinacioneve, ku futen Praga, Vjena, Budapesti, Barcelona, Zagrebi, Portoja, Parisi, Berlini dhe Firencja, agjencia e njohur amerikane e turizmit, Kayak, rendit edhe Tiranën.

”Shqipëria, në Evropën Juglindore, ka qenë e izoluar nga regjimi komunist dhe është një vend ende i parrahur nga shumë vizitorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu do të gjeni plazhe të bukura, të cilat rivalizojnë ato të Mesdheut, të mbipopulluara dhe me çmime të shtrenjta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeqyteti Tirana është një pikënisje e mirë, pasi ndërtesat e dikurshme gri, tashmë janë pikturuar me ngjyra të shumëllojshme.

Vizitoni Bunk’Art, një ish-muze kushtuar diktatorit Enver Hoxha si dhe Piramidën, tashmë të rrënuar.

Merr një kafe ose koktej në zonën e modës, Bllok, dikur të rezervuar vetëm për zyrtarët e Partisë Komuniste.

Më tej në jug, Saranda, një ish-fshat peshkimi, që tani është kryeqyteti jozyrtar i Rivierës Shqiptare. Ksamili dhe ishujt e afërt janë destinacione popullore.

Hidhni një vështrim në ujërat blu dhe plazhet e pacënuara dhe do ta kuptoni menjëherë psenë”, shkruan http://www.brit.co, përcjel ata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?