Shqipëria, kumbara e Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës

Shqipëria bëhet për të dytin vit rradhazi kumbara e Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që festohet çdo vit në 20 vende të botës. Në koncertin e organizuar në Pallatin e Kongreseve me dhjetëra të rinj nga e gjithë bota sollën përmes performancave të tyre copëza të kulturave që përfaqësojnë, ku nuk ka munguar folklori shqiptar.

I pranishëm në aktivitet kreu i Kuvendit Ilir Meta, theksoi se botës së fëmijëve duhet t’i japë rëndësi çdo vendimmarrje, duke sjellë në vëmendje vende si Iraku apo Siria ku fëmijët janë viktima të konfliketev poltitë.

Për organizatorin e evenimentit Drejtorin e përgjithshmë të kolegjeve turke në Shqipëri Hamza Tok simboli  mikpritjes dhe i besës është arsyeja përse u zgjodh Shqipëria si vend mikpritës.

Për fëmijët mesazhi ishte i qartë : Jemi nëjsoj

“Koncerti ishte shumë i bukur, ata folën  për kulturat që ne jemi të gjithë njësoj.”

Të rinj nga 12 vende të botës do të kenë mundësi të vizitojnë zona të ndryshme historike dhe turistike të Shqipërisë, për të shpalosur ngjyrat e kulturave të tyre në një atmosferë festive. Në aktivitetin festiv ishin të pranishëm personalite të larta të politikës, si edhe ish-drejtori i përgjtihsëm i policisë së shteti Artan Didi, që u shfaq për herë të parë në publik që prej dorëheqjes me herët gjatë javës.

 

SHKARKO APP