Shqipëria në 2025-ën do të jetë 500 mijë banorë
Konspiracionisti Alfred Cako, i cili bën pjesë tek ata persona që nuk besojnë në ekzistencën e Covid-19, i ftuar në ”E diell”, paralajmëroi një tkurrje të popullsisë botërore.
Në vitin 2025 Shqipëria sipas Cakos do të jetë vetëm 500 mijë banorë, Britania e Madhe 10 milionë banorë, ndërsa reduktim të popullsisë sipas tij do të ketë edhe SHBA-ja. Këto të dhëna ai pretendon se ndodhen në ueb-faqet e OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit) në internet.
“Në Shqipëri në vitin 2025 do të ketë vetëm 500 mijë banorë, ndërsa Britania e Madhe parashikohet të jetë 10 milionë banorë. Edhe SHBA-ja do të ketë ulje të popullsisë”, tha Cako.