Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave, gazetari rendit treguesit që na çuan në këtë gjendje
Nga Trashgim Sokolaj
Atdheu hyri në listën gri të pastrimit të parave ku kishte qenë në periudhën 2011-2015 dhe kishte dalë në 2015-n, pas disa viteve përpjekje e arritje te qenësishme (jo llafe, edhe pse gjithnjë ka vend për më shumë e më mirë).
Tani në fakt ne nuk na vendosën në atë listë, pasi ne aty e kemi vendin dhe në këtë lajm të keq, është për t’u vlerësuar fakti se Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL ka vënë më në fund gishtin në plagë.
Treguesit që na kanë çuar në këtë gjendje, janë aty dhe bërtasin pa u dëgjuar nën zhurmën e propagandës:
Për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, janë regjistruar 257 procedime, ndërkohë 17 procedime janë dërguar për gjykim, ose krahasuar me vitin 2017 me ulje prej 16 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë vepër.
Për veprën penale “Financimi i terrorizmit” të parashikuar nga neni 230/a i Kodit Penal janë regjistruar 4 procedime penale ose krahasuar me vitin 2017 me ulje 33 % të numrit të procedimeve të regjistruara për këtë vepër.
Sipas të dhënave statistikore evidentohet se ka një ulje prej 37 % Raporti Vjetor mbi Gjendjen e Kriminalitetit Viti 2018 të numrit në total të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, dhe rritje prej 63,83 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2017.
Në lidhje me të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një ulje prej 10,71 % e numrit të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2017 dhe një rritje prej 20,83 % e numrit të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë.
Këto janë çfarë ka ndodhur realisht, përtej zhurmës dhe propagandës.