Shqipëria në takimin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë në Ruanda

Shqipëria do të përfaqësohet nga Bujar Qerreti në takimin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë (#IFMSA) në Ruanda. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini ka dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale në bashkërendimin e objektivave në fushën e arsimit dhe bërjen gati të planit të përbashkët për realizimin e projekteve që paraqet kjo platformë prestigjioze ndërkombëtare.

“Në mars të këtij viti, Bujari do të përfaqësojë Shqipërinë në Takimin e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Studentëve të Mjekësisë (#IFMSA) në Ruanda të Afrikës”, është shprehur Ministrja Shahini.

Nga ana tjetër, ajo thotë se “Sot u ula me të dhe më prezantoi platformën e IMFSA, ndërsa ofrova gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale në bashkërendimin e objektivave tona në fushën e arsimit dhe bërjen gati të planit të përbashkët për realizimin e projekteve që paraqet kjo platformë prestigjioze ndërkombëtare”.

SHKARKO APP