“Shqipëria, një ndër 15 vendet që duhet vizituar gjatë vitit 2019”

Revista prestigjioze “Harper Bazaar”,  ka renditur Shqipërinë mes 15 destinacioneve që duhen vizituar gjatë vitit 2019.

Për vendin tonë, thuhet se Booking ka renditur Ksamilin, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë, si një thesar për tu zbuluar.

Platforma e vlerëson këtë zonë turistike të Shqipërisë, për mikpritjen, ushqimet e detit dhe njerëzit miqësor.

Ndërkohë citohet se edhe “Lonley Travel” e ka renditur Shqipërinë, si një vend që duhet vizituar gjatë verës së vitit 2019.

“Shqipëria mbetet një destinacion ku ju mund të eksploroni bukurinë e maleve, fshatrave, detit dhe të kryeqytetit Tiranës”, shkruhet ndër të tjera.

SHKARKO APP