Shqipëria nuk do të bëhet as në vitin 2040

“Sa i shëndetshëm do të jetë vendi juan deri në vitin 2040?”, kështu është quajtur rankimi i fundit për 195 shtete.

Ky rankim është produkt i një hulumtimi nga Instituti i Mjekësisë dhe Vlerësimit të Shëndetit nga Universiteti i Uashingtonit dhe është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

Nga të dhënat e publikuara mund të vërehet se në cilin shtet njerëzit do të jetojnë më gjatë në bazë të mënyrës së jetës, socio-ekonomikë, politikave në mbrojtje të shëndetit, përparimi i mjekësisë e me radhë të tillë faktorë që i japin mundësinë një njeriu të rrojë sa më shumë.

Tabela e 195 shteteve zbulon se në 22 vitet e ardhshme populli spanjoll do të jetojë më gjatë dhe është në krye të listës.

Ndërsa Shqipëria nuk renditet shumë larg vendit të parë, e 54-ta, çka do të thotë se shpresat për të përmirësuar jetën socio-ekonomike në vend i ka premisat shumë të vogla edhe kur të jemi në vitin 2040.
Me sa duket vendi ynë nuk do jetë as i shëndetshëm dhe as i sigurtë për shumë kohë…

SHKARKO APP