Shqipëria, pjesë e Asamblesë Botërore ”Fetë për Paqen”

Shqipëria është një ndër vendet pjesëmarrëse në Asamblenë Botërore “Religions for Peace” (Fetë për Paqen) në Lindau, në bregun gjerman të Liqenit të Konstancës. Përfaqësues fetarë nga e gjithë bota do të takohen atje deri të premten për të diskutuar sfidat aktuale për paqen dhe kontributin e feve për një bashkëjetesë paqësore. Nën moton ”Kujdesi për të ardhmen tonë të përbashkët”, do të diskutohet dhe konkretizohet përgjegjësia e komuniteteve fetare për të ardhmen tonë dhe atë të planetit ku jetojmë. Konferencës në Lindau i është bashkuar edhe një delegacion prej pesë anëtarësh i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Shqipëria me shembullin e saj të bashkëjetesës paqësore midis feve të ndryshme mund të kontribuojë shumë në këtë debat.

SHKARKO APP