Shqipëria, pjesë e projektit “Art D-0 ARK Underground”

“Jemi këtu sot për të prezantuar Projektin e Bienales për Artin Bashkëkohor Art D-0 ARK Underground, i cili na tregon se diplomacia përmes kulturës e kthen një vend të vogël ballkanik në një strehë Arti ndërkombëtar, një objekt të destinuar për luftë në një energji Arti”, u shpreh ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, në fjalën e saj, duke vijuar se me “eksperiencat e mëparshme me Bienalen e Arkitekturës 2014, pavijoni shqiptar, qe u vlerësua nga shtypi dhe vizitorët, apo ekspozitat Co-Existence dhe pjesëmarrja më e afërt në Bienalen e Venecias, përforcojnë më së miri dialogun kulturor shqiptar në arenën ndërkombëtare. I bashkohemi këtij projekti që ka patronazhin e UNESCO-s”, theksoi ajo.

“Kam kënaqësinë të them se edhe ministria e Kulturës gjen qasje të njëjta me projektet e rajonit, pasi po ecën me të njëjtat ritme dhe filozofi, po përpiqemi të shfrytëzojmë objekte të së kaluarës të konceptuara për luftë, për t’i kthyer në vende arti”, u shpreh Kumbaro.

Edo Hozić, Drejtor i Projektit të Bienales, u shpreh se “jemi shumë të lumtur që Shqipëria dhe Austria do të jenë partnere për këtë edicion. Ata do ta bëjnë më të fortë projektin tonë. Ju kujtoj se bunkeri i mbyllur, një histori për epokën e Luftës së Ftohtë, ka patur në edicionet e mëparshme rreth 44.000 vizitorë, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme të artit bashkëkohor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

D-0 Ark Underground është një eveniment i rëndësishëm i artit bashkëkohor në rajonin tonë, që zhvillohet në krye të dy viteve në Bosnje & Hercegovinë, në një bunker anti-bërthamor, ndërtuar gjatë viteve 1970.

Swiss Digital Mobile Reklama

Synimi kryesor i Projektit të Bienales është rikrijimi i lidhjeve të humbura në rajonin tonë. Institucione të të dyja entiteteve të Bosnjes dhe Hercegovinës e kanë mbështetur këtë Projekt të Bienales e me të drejtë ai eshtë quajtur një produkt i vërtetë i B&H. Këshilli i Evropës e ka shpallur Projektin e Bienales D-0 ARK Underground si një event kulturor të Evropës për vitin 2011.

Qëllimi i projektit D-0 ARK Underground është të mbrojë objektin ARK (Atomic War Command)- Komanda e Luftës Atomike prej shkatërrimit dhe në të njëjtën kohë t’i japë një jetë të re kësaj godine me energjinë që e sjell vetëm ARTI. Ky objekt do të transformohet në Muzen e Artit Bashkëkohor D-0 ARK.

Projekti i Biennales për Artin Bashkëkohor D-0 ARK Underground mbështet çështje të demokracisë, tolerancës,pranimit të diversitetit dhe variacionit të identiteteve dhe si të tillë përfaqëson një event të rëndësishëm rajonal kulturor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?