Shqipëria, rritje e fortë e importeve “Made in Turkey”! Por këtë herë nuk po ndikojnë rrobat…
Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të importeve nga Turqia këtë vit. Referuar të dhënave zyrtare të Instat, rezulton se Shqipëria ka importuar nga Turqia në nëntor të këtij viti mallra në vlerë 6.2 miliardë lekë,duke njohur një rritje me 1.4 miliardë lekë më shumë sesa në nëntorin e vitit të kaluar.
Po ashtu, edhe në rang vjetor importet nga Turqia rezulton se kanë njohur një rritje të fortë. Nëse në janar-nëntor 2018 importet ishin 48.5 miliardë lekë, në janar-nëntor 2019 ato u rritën në 54.8 miliardë lekë.
Por çfarë po importojmë më shumë nga Turqia?
Referuar të dhënave të INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen e importeve e ka pasur grupi minetare e lëndë djegëse ku këtë vit janë importuar 4.4 miliardë lekë më shumë se në 11 mujorin e vitit të kaluar. Një rritje të ndjeshme ka pasur edhe importi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ku këtë vit janë importuar 2.4 miliardë lekë.
Ndërkohë, Turqia është një treg i rëndësishëm për importuesit e rrobave nga Shqipëria.
E në fakt, nga ky grupmallrash,Shqipëria rezulton se ka marrë 1 miliardë lekë më shumë se në vitin e kaluar. Ndërkohë, Shqipëria ka importuar 1 miliardë lekë më pak makineri dhe pajisje.
SCAN