Shqipëria “shtëpi” për emigrantët, qytetarët të ndarë pro dhe kundër
Arshi Lengo është një nga 5 bazat e përcaktuara si qendra pritje për emigrantët në rast të një krize klandestinësh.
Kapacitetet akomoduese Aty janë për rreth 5000 persona.
Por siç tregojnë këto pamje, godinat kanë nevojë për ndërhyrje të thella, pasi në gjendjen aktuale janë të pabanueshme.
Autoritetet vendore bëjnë me dije se kanë nisur kontaktet me qeverinë për këtë plan, por ende nuk ka hapa konkretë.
Banorët e Arshilengos janë të njohur me emigrantët, pasi shpesh herë i kanë parë dhe ndihmuar kur kanë kaluar aty transit në rrugën drejt BE.
“Po të më shikon që u jepja bukë, më thonin që je bashkëpunëtor me ta.”
Por lajmi se mijëra prej tyre mund të vendosen aty i ndan në qëndrim.
Kanë edhe frikë.
“Që të mos ketë fatkeqësia, të mos ndodhin gjëra. Nuk ka shtet që t’i përgjigjet.”
Në veri si bazë për emigrantët shihet dhe fshati Gjadër!
Në projektin paraprak Qendra e pritjes me kapacitet 5000 persona pritet të ndërtohet në pranë bazës ushtarake, por lëvizje konkrete nuk ka as atje.
Banorët ndërkohë janë të ndarë.
Ata që janë pro kujtojnë se në fillim të viteve ‘90 edhe shqiptarëve u hapën dyert në botë. Ndërsa kundërshtarët theksojnë gjendjen ekonomike të vendit.
“Unë jam dakord që njerëzit të jetojnë.”
“Na kanë pritur edhe grekët ne, kemi shkuar këmba-dorës dhe na kanë pritur, pse të mos i mirëpresim.”
“Këtu s’ka kapacitet me mbajtur robtë e vet, jo me mbajt 30 000 sirianë.”
Për momentin e gjitha është një plan në diskutim. Por nëse do ta kërkojë momenti, autoritetet shqiptare kanë vendosur të mos i mbyllin kufijtë
“Dhe Shqipëria është shprehur se do të marrë përgjegjësitë dhe peshën e vet për ta përballuar këtë situatë.”
/Ora News