Shqipëria, vend përfitimi për të huajt

Nga Dilaver Xhelili –  Dihet se Shqipëria është vendi më i pasur nëntokësor. Kjo dihet dhe nga vetë politikanët shqiptar, por ata tregohen shumë indiferent përballë kësaj situate. Madje dihet se specialistët e naftës në Shqipëri janë shumë dhe me nivel europian.

Shqipëria ka shtresa naftëmbajtëse, por dhe burime të mëdha nafte, të cilët ndodhen në shumë zona të vendit. Vitet e fundit firma të huaja kanë mbërritur në Shqipëri dhe kanë hapur vendburime të mëdha nafte sidomos në rajonin e Beratit. Pse duhet ta marrim firmat e huaja pasurinë shqiptare. Ne nuk kemi makineri, por jo specialist të naftës. Është për t’u theksuar se profesorët tanë të naftës specialistët  janë në nivele ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare fare mirë mund të marr me kredi makineritë për shpimin e naftës, pasi specialistët janë gati. Shumë specialist befasohen dhe u dhembë shpirti kur të huajt vjedhin pasurit e naftës, në një kohë që shqiptarët po vuajnë nga varfëria e madhe që ka vite që i ka pllakosur. Shumë firma të huaja e shfrytëzojnë këtë vend duke shkatërruar vendburimet e naftës, minierave dhe më pas largohen, dihet se vendi ynë merr shumë pak përqindje nga këto firma. Ashtu si merr kredi nga bankat për ndërtimin e infrastrukturës, ashtu të marr kredi për të blerë makineri, sondat për shpimin e puseve.

Nga bisedat që janë bërë me specialistët e naftës, në vendin tonë shpimi i një pusi ka qenë 5 mijë metra thellësi dhe kanë patur suksese gjatë kalimit të viteve këto shtresa edhe mbarojnë, për të kompesuar këto humbje duhet një tjetër shpimë më i thellë deri në 5 deri në 10 mijë metra. Inxhinierët e naftës në Kuçovë, Patos, Vlorë, Marinës etj., kanë qenë krenar pasi kanë arritur ato rezultate të larta në naftë. Por tranzicioni bëri atë që bëri duke shkatërruar çdo gjë. Pasuria vidhet shqiptarët vuajnë nga uria. Shqiptarët nuk e dinë se kur do të dalin nga varfëria ata mund të durojnë një vit, dy, tre, por ta dinë se pas këtyre viteve ekonomia shqiptare do të ketë ndryshime, të paktën për një jetë normale, si gjithë shtetet e Ballkanit, pa thënë të Europës.

Pse heshtin politikanët tanë përballë kësaj situate, ku po shkon pasuria shqiptare. Ajo është e të gjithë shqiptarëve, të cilët ndër vite kanë jetuar me të ardhurat e naftës dhe të minierave të tjera. Edhe nëse merren të ardhurat nga firmat që po shfrytëzojnë barbarishte shtresat naftëmbajtëse, të Shqipërisë, ku shkon kjo pasuri? Pse nuk rritet mirëqenia e shqiptarëve? Në Shqipëri pensionet janë shumë qesharake të punosh 40 vjet në punë dhe të marrësh një pension 150 mijë lekë të vjetra kjo është skandaloze?! Në ndërmarrjen e nxjerrës së naftës në Kuçovë, inxhinierët me një grup specialist të ish ndërmarrjes Shpim – Kërkimit, arritën të ndërtojnë sondën e parë shqiptare 50 metra lartësi, që do të shërbej për shpimin e pusëve specialistët u shprehen se kjo sond është në parametrat bashkohore dhe si e tillë është e gatshme që të shpojë deri në 5300 metra thellësi, ku do të punësohen edhe 60 punëtorë e specialist kanë kaluar rreth dy vjet dhe sondën po e gërryen ndryshku. Pse heshtin politikanët dhe qeveritarët, pse nuk e vënë në punë këtë sondë?!

SHKARKO APP