“Shqipja në bën shqiptarë”, premiera e dokumentarit shfaqet te “Marubi”

Personazhe të njohur që kanë jetuar në dy kohë të ndryshme, rrëfejnë për herë të parë të gjitha ngjarjet që kanë përjetuar përmes një dokumentari mjaft interesant.

Dokumetari “Shqipja në bën shqiptarë” u transmetua ekskluzivisht  në sallën e kinemasë Marubi, pasi ishin vetë ish-studentët e Marubit të cilët iniciuan këtë projekt në mënyrë vullnetare.

Protagonistët e këtij dokumetari Visar Zhiti, Diata Culi, Edmond Tupe, do të rrëfejnë gjithçka rreth veprave dhe krijimtarisë së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për autorin e njohur Ermir Nika, i cili në këtë projekt ka marrë rolin e intervistuesit të  protagonisteve nuk ka qënë i lehtë gjurmimi i këtyre personazheve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumentari i kësaj të hëne  nisi me Xhevat Lloshin i cili rrëfen me pasion  kontributin e tij për letërsinë.

Dokumetari do të shfaqet pranë sallës së  Marubit çdo të hënë dhe të enjte në orën 11 deri në 17 shkurt, ku do të jetë i ndarë në 3 episode.

Ora News - “Shqipja në bën shqiptarë”, premiera e dokumentarit shfaqet te "Marubi"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?