Shqiponja rikthehet në liri, shpendi i parë i pajisur me GPS për studim shkencor
Ky është momenti kur një shqiponjë mali rikthehet në liri. Shpendi i rrallë, u gjet e plagosur me armë zjarri rreth dy muaj më parë në Skrapar dhe pas rehabilitimit u lëshua në Parkun Kombëtar të Prespës e pajisur me sistem gjurmimi.
Ajo është simbol në Flamurin Kombëtar, mbrohet rreptësisht nga një bazë ligjore, por popullata e këtij shpendi sipas vlerësimeve tështë përgjysmuar në tre dekadat e fundit.
Ornitologët e kanë ngritur në vazhdimësi alarmin.
“Shkaqet e kësaj rënie dramatike të këtij lloji janë aktivitetet e paligjshme. I kemi parë shqiponjat e malit të vrara, të balsamosura dhe të ekspozuara në mjedise të ndryshme të shërbimit turistik.”
Rikthimi në natyrën e egër i kësaj shqiponje do të jetë i monitoruar, pasi ajo është e para e llojit të saj e pajisur me GPS.
Shqipëria konsiderohet si toka e Shqiponjave, por specialistët presin që përmes pajisjes të marrin të dhëna të plota përmes mënyrën dhe vendet ku ajo qëndron.