Shqiptarët janë paragjykuar, janë bujarë pa dallime fetare dhe me një natyrë të mrekullueshme”

Bloger i njohur, Nuseir Yassin vazhdon të qëndrojë në vendin tonë duke postuar çdo ditë një video një minutëshe.

Kësaj radhe, Nas flet për steriotipizimet dhe reputacionin e keq që i kanë bërë të huajt të kenë paragjykime rreth shqiptarëve

Në videon e publikuar në faqen e tij në Facebook, “Nas Daily”, blogeri thotë:

Shkova të vizitoja një vend të mbushur plot me steriotipe si Mafia, Lufta civile, Trafikimi i qenieve njerëzore,korrupsioni dhe krimi dhe ajo që gjeta atje do ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shikoni hartën e botës sërish…”
Ai thekson se, në ndryshim nga reputacioni i keq, shqiptarët janë një nga popujt më bujarë në planet. Eshtë gjithashtu e vërtetë, thotë ai, se në Shqipëri nuk eksiztojnë konflikte mes komuniteteve fetare.

Nas vazhdon:

Nuk mund ta dallosh se kush është mysliman, kristian, apo çdo lloj feje tjetër. Sepse nuk ka rëndësi. Për ta, të gjitha fetë janë njëlloj.”
Blogeri flet edhe për natyrën shqiptarë me diversitetin e saj të cilën e krahason me Zvicrën, por duke shtuar se sigurisht mund t’ju shkojë më lirë.

Në fund blogeri i fton të gjithë të vizitojnë në Shqipëri dhe të thyejnë steriotipet duke zbuluar vendin me njerëzit, kulturën, çmimet dhe natyrën e mahnitshme.

https://www.facebook.com/nasdaily/videos/249452242387564/?t=0

SHKARKO APP