Shqiptarët në kërkim të një punë të re – 5 arsyet kryesore që i detyrojnë të braktisin punëdhënësit aktualë

57 për qind e punonjësve shqiptar, në 12 muajt e fundit kanë rezultuar të jenë vazhdimisht në kërkim të një pune të re. Rezultati është bërë publik nga një sondazh i zhvilluar nga kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve “EPPC”. Sipas të dhënave të detajuara, arsyeja kryesore që përbënë edhe 59 për qind të të intervistuarve, është paga.

Fakti që paga është e ulët apo që nuk rritet me kalimin e kohës, duke mos dhënë stimul tek punonjësit.  Arsyeja e dytë është mundësia për karrierë, që përbën 50 për qind të të anketuarve, ku mjedisi i punës nuk i ndihmon që të rriten dhe promovohen sipas meritës. Me 32 për qind listohet si arsye, vlerësimi për punën, çka do të thotë se në kompanitë shqiptare mungon një sistem vlerësimi për punën e gjithë secilit.

29 për qind e të anketuarve janë në kërkim të një pune të re për një mundësia po vend më të mirë, çka është edhe më normalja si arsye për këdo që do të eksplorojë në tregun e punës dhe në mjedise të reja. Ndërsa në fund, me 27 për qind, listohet stresi në punë, që është  një shqetësim dhe një arsye që ul produktivitetin e punonjësve. /scan

SHKARKO APP