Shqiptarët shkojnë më shumë në teatër dhe lexojnë më pak libra

Bazuar tek të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, shqiptarët po shfaqin gjithnjë e më tepër interes ndaj shfaqjeve në teatër, ekspozitave, muzeve apo parqeve arkeologjike. Por nga ana tjetër, vihet re braktisja e librit.

Për shembull, sipas të dhënave të tremujorit të tretë të këtij viti, Teatri Kombëtar Eksperimental regjistron 16 shfaqje dhe 3.327 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 113,4 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017. Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ka realizuar numrin më të madh të shfaqjeve kulturore në tremujorin e tretë 2018 me 41 shfaqje, duke shënuar rritje me 127,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Ky institucion, në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka shënuar një numër prej 5.350 vizitorësh duke pasur një rritje prej 94,1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Numri mesatar i spektatorëve ishte 130 spektatorë/vizitorë për shfaqje duke pësuar rënie me 14,8 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017.

Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e tretë të vitit 2018 kanë pësuar rënie, respektivisht me 11,4 % dhe 41,4 % krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Në tremujorin e tretë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.917 botime, 33,8 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkrimin e plotë e lexoni në Monitor.al, ndërsa në Facebook-un e Anabel (koment në link ose mesazh në inbox) mund të na shkruani eksperiencën tuaj në teatër dhe jo vetëm, çfarë problemesh shihni tek bibliotekat, si duhet të përmirësohen gjërat dhe çdo gjë tjetër mbi çështjet e mësipërme.

SHKARKO APP