Shqiptari “gdhihet” milioner, pronari anglez i lë pasuri marramendëse

Një shqiptar, Agon Berisha dhe partnerja e tij Karla Evans janë bërë milionerë sa hap e mbyll sytë pasi pronari tek i cili punonin u ka lënë të gjithë pasurinë.

Ata punonin si kopshtarë prej disa kohësh tek ferma e Wynford Hodge, i cili pak kohë më parë vdiq në moshën 94-vjeçare.

Shqiptari dhe partnerja e tij, prindër të dy fëmijëve të vegjël, morën me qera një shtëpi nga milioneri Hodge, duke bërë punë të papaguar dhe duke e ndihmuar atë në pazare apo kujdesje ditore.

Por kur e pyetën znj Evans tha që nuk donte të ishte milionere, por thjesht të bënte pushime vjetore dhe të kishte para mjaftueshëm. Ndërkohë Hodge i ka lënë çiftit një pasuri milionëshe

I ndjeri në testamentin e tij nuk i kishte lënë asgjë partneres së tij prej 42 vitesh, Joan Thompson, 79 dhe 4 fëmijëve të saj me arsyen se ajo ishte mirë financiarisht.

Mirëpo sipas gjykatësit Milëyn Jarman, zonja kishte mbetur me kursime modeste prej rreth 2.500 paundësh.

Kështu ai vendosi që vilën e zotit Hodge, e cila kishte vlerën e 225,000 paundëve, të mos ta mbanin punonjësit, por zonja Thomson.

 

Sipas gjykatësit, zoti Hodge nuk i kishte përmbushur detyrat e tij ndaj zonjës që ka kaluar gjysmën e jetës së saj përkrah tij, duke ndryshuar edhe vullnetin e tij të fundit në testament.

 

Zonja do të marrë gjithashtu edhe 190,000 paund, për të paguar për rinovimin e vilës dhe për të siguruar mbështetjen financiare të saj.

SHKARKO APP