Shqiptari me 11 gjuhë të huaja

Sot, në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” ishte i ftuar një personazh “fenomen” për të gatuar. Krahas pasionit për kuzhinën, Eltoni Myftiu pas moshës 35 vjeçare zhvilloi një pasion tjetër.

42 vjeçari, biznesmen me origjinë çame por që jeton në Tiranë, njeh 11 gjuhë të huaja, nga të cilat 8 të mbrojtura.

Ajo që zbuluam gjatë emisionit nga Flori dhe Stela ishte se Eltoni është mik i ngushtë i marinsit amerikan, Chris Kyle që është bërë dhe film me aktorin kryesor Bradley Cooper.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eltoni njeh këto gjuhë: Anglisht, spanjisht, greqisht, italisht, portugalisht, frëngjisht, kreol (gjuhe e përzier mes frëngjishtes dhe portugalishtes), gjermanisht, serbo-kroatisht, hebraisht dhe rusisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?